Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj ka mbërritur në zonën e xhamisë së Xhurës tek “Oxhaku”, në Tiranë, ku është plagosur me armë zjarri një 58-vjeçar
Burime bëjnë me dije se në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes
Sipas informacioneve të para, mësohet se 58-vjeçari është qëlluar teksa po qëndronte pranë një xhamie.
News24 raporton se i plagosuri, i cili mësohet se është banor i zonës, është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa ende s’ka një njoftim zyrtar nga uniformat blu.







