HomeSportShi milionash në Spanjë për Uzunin, Granada bëhet gati t’i plotësojë dëshirat...

Shi milionash në Spanjë për Uzunin, Granada bëhet gati t’i plotësojë dëshirat për rrogën

Myrto Uzuni është kthyer në vitet e fundit në lojtarin më përfaqësues të klubit të Granadës. Rekordet e golashënuesve të historisë së kësaj skuadra po bien një nga një dhe sulmuesi shqiptar është gjithmonë protagonist i atyre të rinjve që po vendosen.

Sigurisht, këto paraqitje tërheqin vazhdimisht interesin e klubeve të tjera dhe klauzola e largimit të Uzunit, mund të shtyjë ndonjë skuadër të tentojë të blejë futbollistin ndoshta që në janar. Sipas mediave iberike, kjo ka shtyrë Granadën që të mendojë rinovimin e kontratës me sulmuesin shqiptar, pasi akordi aktual përfundon në verën e vitit 2026.

Të Granada frikësohen pasi klauzola e largimit 12 milionë euro për një lojtar i cili shënon me rregullsi të tillë në Spanjë, është mëse e përballueshme nga shumë klube të elitës. Ndaj atij do t’i propozohet shumë shpejt rinovimi i marrëveshjes me një kontratë afatgjatë, duke rritur edhe një herë klauzolën.

Kuptohet, paralelisht Uzunit do t’i bëhet edhe një rritje rroge, duke e përshtatur tashmë me standartin që ka vendosur sulmuesi shqiptar, i cili do të jetë një emër që do të kujtohet gjithmonë në historinë e këtij klubi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular