Siç edhe pritej dhe siç ka ndodhur tash e 34 vite, praktikisht Berisha ka zbuluar talljen e radhës me demokratët, kur gjatë konferencës së sotme ai u shpreh se kalimi i pragut nuk është kusht për të qenë në listën e deputetëve.
Edhe ky që është mbi prag, zbret nën prag pastaj, u shpreh Berisha.
Me këtë deklaratë të sotme Sali Berisha tregoi edhe një herë se jo vetëm është ai që do ta mbushë listën e kandidatëve të 11 Majit me besnikët e tij, por edhe se nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për ato që vetë thotë.
Në një farë kuptimi Berisha e drejton PD sipas parimit “vetë Ali e vetë Kadi”, ndërsa të gjithë të tjerët janë në funksion të hallit të tij personal.







