HomeSocialeModernizimi i infrastrukturës së universiteteve, Rama-Manastirliu: Investim strategjik në Fakultetin e Gjeologjisë...

Modernizimi i infrastrukturës së universiteteve, Rama-Manastirliu: Investim strategjik në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave

spot_img

Tiranë, 5 Mars – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishin në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku po realizohet një investim madhor, që do të sjellë transformimin e plotë të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave. Përfundimi i punimeve është parashikuar deri në fund të vitit 2025.
“Kemi filluar rehabilitimin dhe ndërtimin e kampusit të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, një godinë historike, dhe si e tillë, punimet po ecin në ritmin e duhur. Është një investim prej 6 milionë eurosh, financuar nga buxheti i shtetit dhe kontributi i vetë Universitetit Politeknik. Ky është një projekt i realizuar nga vetë profesorët, i cili po avancon dhe pritet të përfundojë në dhjetor të këtij viti.”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Ky projekt përfshin rikonstruksionin dhe restaurimin e dy ndërtesave ekzistuese të fakultetit, të cilat po pajisen me laboratorë modernë, salla leksionesh dhe ambiente studimi, për të garantuar standarde të larta në mësimdhënie dhe kërkim shkencor.
Pjesë e këtij investimi është edhe ndërtimi i Muzeut të ri të Gjeologjisë, një qendër studimi dhe kërkimi e pajisur me hapësira muzeale, bibliotekë, auditore dhe ambiente teknike, që do të ofrojë kushte optimale për studentët dhe pedagogët të këtij fakulteti. Ministrja Manastirliu tha se i gjithë Universitetit Politeknik është kthyer në nja kantier ndërtimi me qëllim modernizimin e universiteteve tona.
“Universiteti Politeknik i Tiranës praktikisht është një kantier i hapur, pasi edhe Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë është duke u rindërtuar. Të gjitha projektet, që po realizohen në sektorë të ndryshëm, janë duke u zhvilluar nga arkitektët dhe inxhinierët e Universitetit Politeknik.”, tha Manastirliu.
Ky investim është pjesë e strategjisë së qeverisë për modernizimin e universiteteve publike, duke siguruar një infrastrukturë të avancuar për zhvillimin akademik dhe kërkimor në vend.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular