Agjencia e njohur e parashikimeve dhe e basteve politike, Polymarket nuk e shikon me optimizëm fitoren e Republikanëve në zgjedhjet Midterms.
Përkundrazi, Polymarket parashikon një fitore të thellë të Demokratëve, duke theksuar se demokratët kanë 74% shanse të fitojnë dhe kontrollojnë Senatin.
Këtë parashikim, Polymarket e bëri në faqen e saj në platformën X.
Ndërkohë media e njohur amerikane, Politics US ka renditur çështjet kryesore për të cilat kanë votuar qytetarët amerikanë në zgjedhjet e 3 Nëntorit.
Sipas Politics US, ekonomia është në krye të listës të çështjes që nxiti amerikanët të merrnin pjesë në votime.
Lista vijon më tej me Shtetin e Demokracisë, Emigracionin, Kujdesin Shëndetësor, Politikën e Jashtme dhe Kriminalitetin.







