Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot në Facebook, pyetjeve të komentuesve në rubrike “Sy m’Sy”.
Një ndër komentet kishte të bënte me daljet e tij të shumta, sipas komentuesit të tepruara në live në Facebook e Instagram.
Lidhur me këtë Rama tha se ai e ka për detyrë dhe se është punë e tij që të intensifikojë dalje në periudhën para zgjedhore, ndërsa tha se nuk është TikTokist.
Gjithashtu Rama ironizoi koalicionin që PD bëri me 25 parti.
“Tani është bërë dhe një koalicion shumë i madh”, tha Rama.