Barcelona kualifikohet në çerekfinale të Champions League, pas triumfit 3-1 në shtëpi ndaj Benficës. Katalanasit ia dalin që të fitojnë edhe në ndeshjen e kthimit, teksa akti i parë kishte përfunduar 1-0 në favor të ekipit të Flick.
Një top perfekt i Yamal shfrytëzohet në maksimum nga Raphinha, i cili dërgoi në festë tifozërinë pas 11 minutash lojë. Mysafirët kundërpërgjigjen dhe vendosin ekuilibrat me Otamendin, i cili u tregua i saktë me kokë.
Një eurogol i Yamal riktheu epërsinë te Barcelona, në minutën e 27-të. Në të 42-tën, Raphinha thelloi shifrat, duke “vulosur” kualifikimin. Në fazën tjetër, Barcelona do përballet me fituesin e çiftit Dortmund-Lille.