HomeKronikeEMRI-FOTO/Aksident tragjik i merr jetën shqiptarit në Itali, u përplas për vdekje...

EMRI-FOTO/Aksident tragjik i merr jetën shqiptarit në Itali, u përplas për vdekje nga kamioni

spot_img

Një aksident tragjik ndodhi ditën e djeshme në Itali. Shqiptari Xhavit Halilaj, 65 vjeç, ndërroi jetë pasi u përplas nga një kamion.

Sipas dinamikës së ngjarjes, aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 15:00. Halilaj, i cili punonte për një kompani në San Vendemiano, kishte ndaluar me kamionçinën e tij në korsinë e emergjencës së bashku me një makinë tjetër.

Dy shoferët kanë qenë jashtë makinave për të kontrolluar një problem që kishin, kur një kamion ka ardhur në drejtimin e tyre duke i goditur.

Fatkeqësisht nuk kishte asgjë çfarë mund të bëhej për shqiptarin i cili humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes. Tre persona të tjerë ndërkohë u plagosën dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet italiane po hetojnë për zbardhjen e shkaqdve të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular