Nga Endri Hasa/Kandidat i Koalicionit Euroatlantik qarku Elbasan
Qarku Elbasan dhe 7 qytete “fantazëm”…
Nuk ka dhembje më të madhe si qytetar, prind apo edhe si politikan të shoh se si 7 qytetet e qarkut Elbasan “frymojnë” dhe jetojnë me njerëz që shpresën e kanë vrarë dhe sytë i kanë nga remitancat e fëmijëve të tyre jashtë vendit.
Pllakat dhe qendrat e qyteteve ngelën si dëshmi e pangopësisë së kësaj qeverie që në fillimet e saj. Sot s’ka punë, s’ka të ardhme, s’ka dinjitet, s’ka shpresë, s’ka besim. Shumë kanë zgjedhur të ikin…të tjerë i janë bindur fatit të tyre…disa janë nënshyruar. Por edhe sa do të zgjas e gjitha kjo? Qytetarët në demokraci rebelohen me votë. Në 11 maj është shansi juaj. Është dita e gjykimit për të gjithë politikën e mbrapshtë që ju ka nënvlerësuar dhe përbuzur.
Elbasani, Librazhdi, Peqini, Gramshi, Cerriku, Belshi dhe Prrenjasi meritojnë më shumë




