Nga Prel Dedaj
Të gjithë e dinë që ky Kod Zgjedhor nuk është demokratik. Kjo sepse ka prodhuar rezultat jo kushtetues me votë të pabarabartë etj etj.
Ky kod është thjesht konsensual . Konsensual mes atyre dy njerëzve që ka vite e vite që janë marrë vesh që “të mos merren vesh”.
Tre herë bënë ligje me konsensus në legjislaturën që sapo u mbyll, dhe ishin për tre gjëra:
-Amnistinë e të dënuarve nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
-Kodin Zgjedhor.
Për këtë të tretën bënë një ligj që çon në plotësimin e qëllimeve të të dy kodbërësve: Njëri do të vazhdojë kryeministër, duke ndarë plaçkën me tjetrin, e ky tjetri do ketë një grup parlamemtar me njerëz “besnikë” ndaj tij e jo ndaj ligjit. Madje edhe betimin deputetët e emëruar të këtij të fundit, nuk kanë pse e bëjnë me dorë mbi kushtetutë, por me dorë mbi fotografinë e “legjendës” (kur të gjithë edhe pse e dinë që legjendat vetë janë gënjeshtra, e quajnë Legjëndë).
Kaq mirë e kanë “kopsitur” Kodin Zgjedhor, me shpikjen e fundit të “deputetëve të fshehtë”, saqë jo një Lacivita (që liderri global e quan Latif), por as vetë Tramp-i po të vinte e të konkuronte… jo që nuk do fitonte, por do humbte bindshëm.
E biles liderri global mbase do i hiqte ndonjë bashkëtingëllore emrit Tramp (psh gërmën “m”) edhe për ta bullizuar, siç bëri me Latifin e gjorë…
Por shumë shpejt do i shohim edhe më të varur mishrat rreth syve të liderrit global, që tregojnë frikën e kësaj “fitoreje”…
Do e mundojnë disa pyetje:
Po sikur kjo fitore mos të jetë si të tjerat ?
Po sikur edhe pse fitore, të më japë ndjesinë që kam humbur???
Të shohim!