HomeLifestyle“Kamza” do bëhet Vjeneze! Ndryshime në programet mësimore në Universitetin Bujqësor sipas...

“Kamza” do bëhet Vjeneze! Ndryshime në programet mësimore në Universitetin Bujqësor sipas “BOKU”, homologut nga Vjena

spot_img

Nga shtatori, Universiteti Bujqësor i Tiranës do të funksionojë ndryshe. Nga 29 degë ekzistuese, do të mbeten vetëm 9, të cilat do të jenë të njëjta me ato të Universitetit BOKU të Vjenës.

Ndërsa tre degë të tjera do t’i përkasin Mjekësisë Veterinare – edhe këto do të përfshihen në reformë, por duke qenë se janë pesëvjeçare si cikël studimi, reforma për to do të nisë gjatë kësaj pranvere.

Studentët e rinj që do të zgjedhin Universitetin Bujqësor të Tiranës do të kenë më pak leksione dhe më shumë punë në terren.

“Kemi përmbyllur reformën më të thellë që një institucion i arsimit të lartë mund të ketë bërë ndonjëherë”, shprehet rektori i UBT-së, Fatbardh Sallaku.

Gjithashtu do të ndryshojë edhe vlefshmëria e diplomës, pasi nuk do të ketë asnjë ndryshim mes studentit që ka përfunduar studimet në Kamëz dhe atij në Vjenë. Kurrikula dhe metodologjia do të jenë të njëjta; i vetmi ndryshim është lokacioni.

“Diploma e çdo studenti shqiptar që do të regjistrohet në këto 9 programe të reja bachelor është e njohur në çdo universitet të BE-së. Kjo gjithashtu njihet nga tregu i punës dhe studenti që diplomohet në këto programe do të jetë më i përgatitur për tregun e punës”, shton Sallaku.

Po përse ishte e nevojshme kjo reformë?

“Për arsye nga më të ndryshmet. Kjo ofertë akademike, për aq kohë sa ishte e suksesshme, ka çuar në nevojën për rishikim, sepse flasim për Universitetin Bujqësor të Tiranës 2023–2040, ku Shqipëria do të jetë anëtare e plotë në BE dhe ku filozofia dhe ambicia duhet të jetë e njëjtë me ato të familjes europiane.”

Ndryshimet nuk përfundojnë këtu. Në fund të qershorit, Universiteti Bujqësor i Kamzës do të ketë një tjetër emër.

“Reforma është e gjatë dhe ne do të kemi një qasje pothuajse të njëjtë me universitetin BOKU të Vjenës”, përfundon rektori i UBT-së.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular