HomeBotaVIDEO VIRALE/ "Ti s’duhet të jesh këtu fare, ulu dhe qetësohu pak",...

VIDEO VIRALE/ “Ti s’duhet të jesh këtu fare, ulu dhe qetësohu pak”, çfarë ndodhi mes Trump dhe Macron në Bazilikën e Shën Pjetrit

spot_img

Takimi “kokë më kokë”, Trump dhe Zelensky-n në dy karrige të vendosura në qendër të Bazilikës së Shën Pjetrit pak para ceremonisë mortore të Papa Françeskut, ishte një nga ngjarjet diplomatike më të përfolura këtë fundjavë.

Por megjithatë, me sa duket, në takim u përpoq të merrte pjesë edhe presidenti francez Emmanuel Macron, por homologu i tij amerikan duket se ka qenë aspak dakort.

Videoja ku Trump mesa duket i kërkonte Macron të largohej u bë virale në rrjet dhe një ekspert i leximit të buzëve “lexoi” buzët e Presidentit të SHBA kur Macvron iu afrua.

Sipas Nicola Hisling, Trump i tha Macronit: “Qetësohu, ulu, më lër pak”,  – përpara se të shtonte disa sekonda më vonë: “Nuk duhet të jesh këtu, dua që të më bësh një nder, nuk duhet të jesh këtu”.

“Zelensky tund me kokë në shenjë dakordësie dhe famullitari që është para kamerës kthen kokën anash duke parë i shqetësuar për atë që ka dëgjuar mes tyre”, shkruan The Sun.

Eksperti arriti të “deshifrojë” edhe atë që kapën kamerat nga takimi Trump-Zelensky. Sipas analizës së tij, Zelensky i tha Trumpit: “Unë do të doja që ju ta bëni këtë, por jo në këtë mënyrë”, ndërsa presidenti amerikan ju përgjigj: “Është një strategji interesante, ju keni sigurinë time”.

https://twitter.com/i/status/1916499495119884729
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular