Personi në foto është Gerald Bitri, 24-vjeçari i cili humbi jetën gjatë sherrit që degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit, ditën e djeshme në qytetin e Laçit.
Mediet raportuan se të rinjtë janë konfliktuar verbalisht për shkak se gjatë lëvizjes me makinë kanë kapur pasqyrat e njëri-tjetrit.
Pas konfliktit për prekjen e pasqyrave të makinës, ata e kanë lënë të takohen e të sqarohen pak më tutje, në rrugën ku ndodhi edhe ngjarja.
Sapo kanë zbritur nga makina, Ndreca ka nisur të qëllojë me armë dhe Gjeloshi i është kundërpërgjigjur. Ndreca ka plagosur Gjeloshin, Ismailajn dhe Bitrin i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin e Traumës. Nga të shtënat, i plagosur aksidentalisht mbeti edhe shoku i tij Amarildo Ndoj dhe shitësja ambulante.
Ndërkaq arma që u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes i përket 26-vjeçarit Daniel Gjeloshi. Klevis Ndreca është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes, ku ka dorëzuar edhe armën e krimit.
Në dëshminë e tij paraprake, Ndreca ka thënë se ka qëlluar me armë drejt të rinjve sepse është trembur, pasi sipas tij i ka parë që kanë pasur armë dhe kanë dashur ta qëllojnë.







