Lideri konservator i Gjermanisë, Friedrich Merz, nuk ka arritur të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave për të formuar shumicën në parlament gjerman për t’u bërë kancelar i vendit.
Mediat në Gjermani raportojnë se Merz mori vetëm 310 vota, nga 316 që i nevojiteshin për t’u bërë kancelar i vendit.
“Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e Republikës Federale”, shkruajnë mediat gjermane.
Për t’u zgjedhur kancelar, kandidatit i duhet të sigurojë votat e shumicës absolute të anëtarëve të Bundestagut (50% plus një votë).
Nëse dështon në raundin e parë, do të organizohet raundi i dytë.
Bundestagu më pas ka 14 ditë për të zgjedhur kandidatin tjetër për kancelar.
Nëse dështon edhe raundi i dytë, shkohet në zgjedhje të menjëhershme.
Konservatorët e Merzit të hënën nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen për koalicion me Partinë Socialdemokrate.
Aleanca CDU/CSU e Merzit dhe SDP-ja bashkë kanë 328 deputetë.
Merzi dhe partnerët janë zotuar për ringjallje të ekonomisë e rindërtim të ushtrisë