HomeAktualitetMashtrim, filmime të fshehta dhe abuzim seksual/ 135 vajza bien pre e...

Mashtrim, filmime të fshehta dhe abuzim seksual/ 135 vajza bien pre e klinikës së rreme, arrestohet 71-vjeçari që hiqej si gjinekolog

spot_img

Milano është tronditur nga një rast i rëndë abuzimi seksual me përmasa të gjera.

Një radiolog 71-vjeçar në pension dhe një 42-vjeçar tjetër janë vendosur në arrest shtëpiak me akuzën për përdhunim në grup.

Dyshja dyshohet se ka mashtruar dhe abuzuar seksualisht me vajza të shumta duke u shtirur si staf i një klinike të rreme gjinekologjike, që në fakt nuk ekzistonte.

Sipas hetimeve të kryera nga Karabinierët, që nga viti 2016, dy burrat kanë vendosur reklama online në të cilat ofronin role në “video promovuese për një klinikë”, duke u premtuar vajzave pagesë dhe mundësi për t’u bërë aktore. Në realitet, viktimat ishin joshur përmes mashtrimit dhe më pas ishin abuzuar gjatë vizitave të rreme mjekësore, të cilat përfshinin edhe filmime pa dijeninë e tyre.

Nga analiza e postës elektronike të “Centro Clinica Italia” – emri i supozuar i klinikës – u zbulua se të paktën 135 vajza kishin rënë pre e kësaj skeme. Nga këto, gjashtë vajza u nënshtuan vizitave të rreme dhe të paktën tre u kthyen për takime të përsëritura. Sipas gjykatës, disa viktima kuptuan natyrën e vërtetë të asaj që po ndodhte dhe refuzuan të vazhdonin, ndërsa për të tjera, ende nuk është e qartë nëse kontaktet vijuan në mënyra të tjera përtej email-it.

Abuzimet dyshohet se janë kryer në një ambient të marrë me qira në qendër të Milanos, i prezantuar si klinikë e ligjshme. Hetimet zbuluan se dy burrat vepronin në mënyrë të përsëritur për vite me radhë dhe se gjithçka ishte planifikuar në detaje. Përveç regjistrimeve të fshehta gjatë “vizitave”, ata frekuentonin edhe dhoma video-chati me përmbajtje të nxehtë dhe komunikonin me viktimat duke përdorur emra femërorë në email-e, duke pretenduar se në klinikë kishte mjeke gra.

Hetimi nisi në qershor 2024, pas një kallëzimi nga një vajzë e re. Autoritetet sekuestruan materiale kompjuterike që përmbanin prova të rënda, përfshirë video të dhunës seksuale dhe shumë regjistrime të tjera të ngjashme.

Rasti ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, ndërsa hetimet po vijojnë për të identifikuar të gjitha viktimat dhe për të sqaruar përmasat e plota të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular