HomePolitikeKonferenca e pestë për negociatat/ Mbahet në 22 maj. Rama: Hapim tetë...

Konferenca e pestë për negociatat/ Mbahet në 22 maj. Rama: Hapim tetë kapituj të rinj

spot_img

Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt Bashkimit Europian. Një muaj pas hapjes se negociatave për “Tregun e Brendshëm”, të enjten e 22 majit, në Bruksel,  do të mbahet konferenca e pestë nderqeveritare për grupkapitullin “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse.”

Ky grupim përfshin tetë fusha, si Trasformimi digjital, tatimet, politika ekonomike dhe monetare, politika sociale dhe punesimi, politika industrial, shkenca, arsimi, apo bashkimi doganor.

Përparimi në këto fusha është thelbësor për të garantuar stabilitetin fiskal të Shqipërisë, modernizimin industrial, rritjen e inovacionit, përmirësimin e kushteve të punës dhe pjesëmarrjen në iniciativat evropiane të kërkimit shkencor, arsimit dhe digjitalizimit.

Hapjen e këtij grupkapitulli e paralajmëroi edhe kryeministri Edi Rama një ditë më parë, në emisionin Real Story, në Abc Neës, ku nuk e fshehu edhe optimizmin per hapjen e te gjithe grupkapitujve brenda ketij viti.

Kryeministri rama thote se ndryshe nga sa mendohet, nuk do jete mali I zi I pari, porse te dyja vendet do ecin me te njejtin ritem per te plotesuar negociatat deri ne vitin 2027.

Ne harkun kohor të 7 muajve, Shqipëria ka celur tre grupkapituj me Bashkimin Europian. Në tetor të 2024 u celën nëgociatat për “Themeloret’’, dy muaj më pas, në dhjetor “Marrëdhëniet me Jashtë” dhe në 14 prill të këtij viti u happen negociatat për “tregun e Brendshem”

Ambicia e qeverisë është që brenda 2030 Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular