HomePolitikeManja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare

Manja pret Presidentin e Eurojust: Partner i çmuar në drejtësinë ndërkombëtare

spot_imgspot_img

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka pritur sot në një takim Presidentin e Eurojust, Michael Schmid.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Manja thekson se diskutuan mbi bashkëpunimin e shkëlqyer me Eurojust.

Më tej Manja thotë se u ndalën veçanërisht te Skuadrat e Përbashkëta Hetimore .

“Sot në Ministrinë e Drejtësisë pata kënaqësinë të pres Presidentin e Eurojust, z. Michael Schmid – një mik i Shqipërisë dhe partner i çmuar në forcimin e drejtësisë ndërkombëtare.

Diskutuam mbi bashkëpunimin e shkëlqyer me Eurojust, ku Shqipëria vlerësohet si një partnere serioze, efikase dhe aktive në fushën e ndihmës së ndërsjellë juridike.

U ndalëm veçanërisht te Skuadrat e Përbashkëta Hetimore – një model suksesi në bashkëpunimin mes SPAK dhe autoriteteve partnere në Europë dhe Amerikën Latine, me rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar transnacional.

Shqipëria mbetet e përkushtuar në rrugën e saj europiane, duke ndërtuar drejtësi efikase dhe të besueshme për qytetarët e saj dhe për partnerët ndërkombëtarë”, shkruan Manja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular