HomeAktualitetKërkoi lirinë, Gjykata e Lartë merr vendimin për Jamarbër Malltezin

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë merr vendimin për Jamarbër Malltezin

Gjykata e Lartë ka vendosur të mospranojë rekursin e Jamarbër Malltezit, i cili është marrë i pandehur për dosjen Partizani.

Dhëndri i Sali Berishës kërkoi revokim e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, por nuk iu aprovua nga togat e zeza.

Jamarbër Malltezi ndodhet nën hetim për çështjen e privatizimi të ish-kompleksit “Partizani”.

Dhëndri i ish-kryeministrit u arrestua në 22 Tetor 2023 me kërkesë të SPAK, por Apeli i GJKKO me një vendim të datës 21 Nëntor 2023 caktoi masën “arrest shtëpie” ndaj tij.

Të pandehur për dosjen “Partizani” janë marrë Jamarbër Malltezi, ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe tre persona të tjerë.

Magjistratja Elsa Ulliri, është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit.

Ndaj kreut të PD-së është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

Tre të pandehurit e tjerë, biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohet për “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, Xhimi Begeja, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan janë në akuzë për pastrim parash.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular