HomeAktualitetFOTO/Gjendet i vetëm fëmija 4-vjeç në qendër të Elbasanit, policia apel qytetarëve...

FOTO/Gjendet i vetëm fëmija 4-vjeç në qendër të Elbasanit, policia apel qytetarëve për identifikimin e prindërve

Policia e Elbasanit ka gjetur sot në afërsi të shatërvanit në qendër të qytetit një fëmijë të pashoqëruar, rreth 4 vjeç, i cili rezulton të jetë i humbur.

I mituri ka deklaruar se babai i tij quhet Flamur dhe mamaja Vera, ndërsa u ka thënë punonjësve të Policisë se “do të shkonte te nëna Kafazja që shet shalqinj”.

4 vjecari elbasan

Deri në këto momente, nuk është paraqitur asnjë person dhe nuk është marrë asnjë telefonatë në polici për humbjen e fëmijës.

Policia e Elbasanit u bën thirrje qytetarëve me qëllim identifikimin dhe njoftimin e prindërve të fëmijës në foto.

Kushdo që ka informacion mbi fëmijën ose mund të ndihmojë në identifikimin e të afërmve të tij, lutet të kontaktojë menjëherë me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular