Rrallë ndodh që një njeri i letrave të jetë i pashterueshëm në krijimtarinë e tij publicistike dhe letrare. Njëri prej tyre është i pandalshëm në prodhimtarinë letrare e madje duke qenë mjaft aktiv. Quhet Bashkim Hoxha, një emër mjaft i njohur për publikun për më shumë se gjysëm shekulli e pse jo një ndër personat me impakt real në publik.
Zoti Hoxha nuk ka reshtur së krijuar letërsi (pa harruar as publicistikën) e për këtë gjë lexuesi e ka vlerësuar duke iu qasur librave të tij tashmë në të gjitha trojet shqiptare. Krijimtaria gjysëm shekullore e Bashkim Hoxhës ka ngjallur interes edhe tek shtëpitë botuese të cilat i kanë qëndruar besnik atij sic dhe ai di të jetë i tillë ndaj botuesit dhe lexuesit. Këto ditë shtëpia botuese në “Jozef” ne Durrës ka sjell 18 romanet e Bashkim Hoxhës në 8 vëllime.
Eshte vet Autori që e ndan këtë lajm të mirë në këtë 50-vjetor krijimtari sikurse dhe startnews.al i uron suksese mikut të hershëm të drejtorit të portalit dhe mediave shqiptare.
Njoftimi i Bashkim Hoxhës
18 romane në 8 vëllime. Përzgjedhur nga 50 vjet krijimtari.
1. Hotel Ballkan
Shtëpia e Verdhë
2. Kronikat e Mjegullës
Një ditë si Skënderbeu
3. Vito
Gruaja e shiut
4. Dëshmitari i Shkretëtirës
Fjalë të ndyra dashurie
5. Mot i keq për dashuri
Romancë në ditën e krimit
Duartrokitësit
6. Asnjëherë të martën
Histori me njerëz dhe kafshë
Sakrifica
7. Heronjtë e Viagrës
Rikthimi
8. Një shaka e vogël me vdekjen
Dimri i librave
