HomeAktualitetDjali i Princeshës së Norvegjisë i dyshuar për 23 krime, përfshirë tre...

Djali i Princeshës së Norvegjisë i dyshuar për 23 krime, përfshirë tre përdhunime

Marius Borg Hoiby, djali i Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, dyshohet për 23 krime, përfshirë tre përdhunime. Policia norvegjeze e njoftoi këtë pas mbylljes së një hetimi që filloi dhjetë muaj më parë. 28-vjeçari është djali i Princeshës së Kurorës Mette-Marit dhe ka lindur nga një marrëdhënie përpara marrëdhënies së saj me Princin e Kurorës Hakoon.
Hoiby u arrestua më 4 gusht 2024, me akuzën e sulmit ndaj të dashurës së tij dhe që atëherë është hetuar për shumë akuza të tjera kundër tij. Hetimi për djalin e princeshës i është dorëzuar prokurorëve, të cilët më pas do të vendosin nëse do të ngrenë akuza.

28-vjeçari akuzohet për të paktën tre sulme seksuale. Hoiby përfaqësohet nga avokatja Ellen Holager Andenaes, e cila i tha agjencisë së lajmeve NTB se klienti i saj i ka mohuar akuzat, përfshirë dëmtime trupore, vandalizëm, kërcënime dhe shkelje të pesë urdhrave të kufizimit të qarkullimit. Marius Borg akuzohet gjithashtu për shpërfillje të një zyrtari publik dhe pesë shkelje të rregullave të trafikut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular