HomePolitikePlatformë e re denoncimi për mbrojtjen e hapësirave publike - Rama: Raportoni...

Platformë e re denoncimi për mbrojtjen e hapësirave publike – Rama: Raportoni çdo rast abuziv

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ndërsa vijon aksioni në të gjithë vendin për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Rama ka prezantuar platformën e re të denoncimit.

Të gjithë qytetarët që duan të raportojnë rastet e zënies së hapësirave publike tashmë mund ta kryejnë atë përmes platformës “Hapësira ime publike”. Kryeministri Edi Rama tha këtë të shtunë se https://hapesiraimepublike.gov.al, do të jetë “dritare e re komunikimi për të bashkuar forcat në mbrojtje të hapësirës publike”.

Në këtë platformë, qytetarët mund të denoncojnë rastet e zënies së trotuareve, hapësirave komunitare, parking privat i paligjshëm, ndërtimet pa leje apo shkelje të lejes, shkelje të tjera në dëm të pronës publike, ndotje fizike apo akustike, zaptim e ndotje e anës rrugëve kombëtare, kantier ndërtimi pa rrethim të rregullt, apo me ndotje mjedisore etj.

Në rast mosreagimi brenda 24 orësh nga institucionet, qytetarët duhet të plotësojnë formularin që ndodhet në këtë platformë. “Hapësira ime publike”, u hap në kuadër të aksionit të ndërmarrë prej fillimit të korrikut për lirimin e hapësirave publike. Deri më tani, janë denoncuar 19 raste në këtë platformë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular