HomePolitikeKolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Andia Ullirit, mandati i Durrësit i shkon...

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Andia Ullirit, mandati i Durrësit i shkon Arjan Ndojit. Beteja pritet të zhvendoset në Kushtetuese

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kolegji Zgjedhor ka shpallur vendimin lidhur me kërkesën e paraqitur nga Andia Ulliri për mandatin e deputetes në qarkun e Durrësit, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Në vendim theksohet se gjykimi i çështjes pushohet, për shkak të mungesës së legjitimitetit të paditëses.

“Ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk lejohet ankimim”, nënvizon Kolegji.

Kësisoj, mandati që Ulliri pretendonte mbi bazën e kuotës gjinore, i shkon përfundimisht kandidatit Arjan Ndoji.

Andia Ulliri u përfaqësua nga avokati Indrit Sefa, ndërsa Arjan Ndoja nuk u paraqit, por u përfaqësua nga avokati Rexhë Margjeka.

Avokati i ish-prokurorit që në fillim të seancës kërkoi që të mos legjitimohej i palë ankimuese Andia Ullirin. Trupi gjykues u tërhoq për vendim. Pasi dëgjoi palët dhe u njoh me kërkesën e avokatit Ndoka vendosi pushimin e çështjes së Andia Ulliriti se nuk legjitimohet si palë paditëse. Kjo do të thotë se Andia Ulliri nuk legjitimohet si palë për t’iu drejtuar gjykatës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular