HomePolitikeSpiropali pret ambasadorin e BE, Silvio Gonzato: Diskutuam për anëtarësimin në BE...

Spiropali pret ambasadorin e BE, Silvio Gonzato: Diskutuam për anëtarësimin në BE dhe për thellimin e bashkëpunimit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Në prag të sesionit të ri parlamentar, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e BE, Silvio Gonzato.

Kryetarja Spiropali dhe Ambasadori Gonzato  diskutuan mbi anëtarësimin në BE si kryeprioriteti i Legjislaturës së XI dhe koordinimin e veprimeve për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit dhe institucioneve, ndërtimin e konsensusit politik, komunikimin me publikun, përafrimin e ligjeve, si dhe garantimin e gjithëpërfshirjes dhe transparencës së procesit të integrimit europian.

Hapja në vjeshtë në Tiranë e zyrës së Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor  është një mundësi më shumë për thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave më të mira për reformimin e mëtejshëm të Kuvendit, si garant i procesit të integrimit dhe standardeve demokratike.

Kryeprioriteti i Legjislaturës së XI të Kuvendit: anëtarësimi në BE.

Me ambasadorin Gonzato po koordinojmë veprimet për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit dhe institucioneve, ndërtimin e konsensusit politik, komunikimin me publikun, përafrimin e ligjeve, si dhe garantimin e gjithëpërfshirjes dhe transparencës.

Në vjeshtë hapet zyra e Parlamentit Europian në Tiranë, një mundësi më shumë për thellimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e përvojave më të mira për reformimin e mëtejshëm të Kuvendit, si garant i procesit të integrimit dhe standardeve demokratike.”, ka shkruar Spiropali në një postim në rrjetin social Facebook, krahas fotove nga takimi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular