Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në ambientetet e Prokurorisë së Posaçme.
Ajo ka mbërritur në ambientet e SPAK në kuadër të respektimit të masës së sigurimit “detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj nga gjykata.
Ajo ndodhet nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje”, pasi po hetohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në kuadër të dosjes ku janë përfshirë edhe zyrtarë e biznesmenë të tjerë.