HomeKryesore"Ja 14 propozimet për Reformën Zgjedhore", Celibashi: Zgjedhjet e 11 Majit në...

“Ja 14 propozimet për Reformën Zgjedhore”, Celibashi: Zgjedhjet e 11 Majit në nivelin e një vendi kandidat për në BE. Zgjerim të votimit elektronik!

Advertismentspot_img

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi po zhvillon një konferencë me gazetarët lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. 

I pyetur se çfarë note ai i vë zgjedhjeve, Celibashi u shpreh se për këtë pret raportin e misionit të OSBE-ODIHR-it. Megjithatë shtoi se sipas opinionit të tij, zgjedhjet ishin të ngjashme me ato që bën një vend kandidat për në BE.

“Unë kam thënë që zgjedhjet për mua do të kenë dhe kanë vetëm atë vlerësim që do të bëjë misioni i OSBE-ODIHR. Raporti përfundimtar i tyre nuk ka dalë, besoj për punë ditësh del dhe besoj se do të pranoj çfarë note do të vendosin ata. Përtej kësaj mendoj se ky proces zgjedhor, edhe pse opozita ka thënë që nuk i njeh dhe ky është një problem që të bën të mendosh se nuk ka mundësi që opozita të dalë në një qëndrim të tillë, por unë mendoj se këto zgjedhje janë zgjedhje të cilat i bën një vend kandidat për në BE. Pra atë vendin anëtar nuk di të them, kur të bëhemi vend anëtar do të them se si bëhen zgjedhjet.”, tha Celibashi.

Mes të tjerash Celibashi u ndal në organizimin e komisioneve dhe rregullat e financimit të partive, duke theksuar se organizimi i zgjedhjeve është një prioritet për sa kohë është procesi i anëtarësimit në BE prioritet.

“Çështja e integrimit është prioritet jo vetëm për qeverinë por edhe për Kuvendin, por në kuadër të kësaj, unë vlerësoj se do të duhet të adresohen shumë çështje që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve, duke filluar nga ato që kanë të bëjnë me aspektin administrative dhe të tjera. Do të duhet në kuadër të një reforme reale të plotë e të vërtetë, partitë politike të rikonsiderojnë së pari, organizimin e komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta. Përbërja partiake e këtyre komisioneve ka treguar se është dështim sa i përket administrimit profesional dhe integritetit të procesit. Duhet të konsiderohen rregullat që lidhen me financimin e partive. Ka nevojë për qartësi dhe plotëshmëri. Rregullat për financimin e palëve të treta dhe eksperienca e këtyre zgjedhjeve ka konfirmuar nevojën për të adresuar këtë cështje. Duhet të konsiderohen rregullat që lidhen me fushatën eklektorale, përfshirë këtu edhe fushatën në rrjete sociale dhe internet. Janë dy aspekte që sot gjenden të parregulluara në legjislacionin shqiptar. Duhet të rikonsiderohen rregullat me veprimtarinë e funksionarëve publikë në një periudhë të caktuara para datës së zgjedhjeve.”, deklaroi Celibashi, duke shtuar se në zgjedhjet e fundit, duhet të ketë një raport më të qartë mbi kufijtë e veprimit të institucioneve publike.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një konferencë me gazetarët propozoi 14 pika për Reformën Zgjedhore. Cilat janë këto?

Katërmbëdhjetë pikat që propozon Celibashi janë: Depolitizimi i komisioneve zgjedhore, përmirësimi i financimit të partive dhe palëve të treta, rregullimi i fushatës online dhe veprimtarisë publike, zgjerimi i votimit elektronik, numërimi në qendra votimi, riorganizimi i KQZ-së, votimi nga jashtë dhe për ata që s’mund të paraqiten, organizimi i referendumeve, shkrirja e kolegjit zgjedhor, shpallja sa më e shpejtë e rezultatit dhe rishikimi i ligjit për partitë politike.

Votimi jashtë

Gjatë fjalës së tij, Celibashi ndërsa fliste rreth procesit zgjedhor të 11 majit u ndal tek votimi nga jashtë. Ai tha se është e nevojshme të rishikohen rregullat që kanë të bëjnë me mënyrën e votimit të diasporës dhe mënyrës si do të llogaritet ajo.

“Sa i përket votimit nga jashtë ka nevojë bazuar në eksperiencën e parë të zhvillimit të tij, të rishikohen rregullat që kanë të bëjnë me mënyrën e votimit, do të vazhdojnë t’u jepet mundësia për të votuar përmes postës, nëpërmjet internetit përmes qendrave të posaçme që mund të ngrihen, por do duhet të diskutohet për këtë. Njëkohësisht do duhet të diskutojmë se si do llogaritet dhe ku do të llogaritet vota e votuesve nga jashtë. Besoj nuk do të ketë kthim mbrapa. Kam dëgjuar disa që thonë që ky proces nuk ka nevojë të zhvillohet. Personalisht jam kundër, por do duhet të konsiderojmë rregullat që kanë të bëjnë me mënyrën e votimit dhe mënyrën e llogaritjes së votës së tyre”, tha Celibashi.

Votimi për ata që nuk shkojnë dot në QV

Celibashi theksoi se ka nevojë po ashtu për përmirësim të rregullave për ata që nuk paraqiten dot vetë në qendër votimi.

Komisionet dypartiake dështim, të rishikohet organizimi i tyre

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve tha se do të duhet një reformë e plotë dhe e vërtetë zgjedhore. Ai i bëri thirrje partive politike që të rikonsiderojnë organizimin e komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta.

“Vlerësoj që do të duhet në kuadër të një reforme reale të plotë dhe të vërtetë, partitë politike shqiptare si ajo e shumicës, apo ashtu ato të opozitës të rikonsiderojnë në kuadër të reformës zgjedhore, çështjet vijuese. Pikë së pari është ajo që ka të bëjë me organizimin e komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta. Përbërja vetëm partiake e këtyre komisioneve tashmë qartësisht ka treguar se është një dështim le ta themi kështu sa i përket administrimit profesional dhe integritetit të procesit.“, tha ai.

Riorganizimi i KQZ-së

Kryekomisioneri e konsideron të nevojshëm edhe rivlerësimin e funksionimit të strukturës së KQZ-së.

Ka nevojë për t’u parë edhe organizimi dhe funksionimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nëse do të vazhdojë kështu, do duhet të konsiderohen kompetencat e 3 trupave të KQZ.”, përfundoi ai.

Përmirësimi i financimit të partive

Po ashtu, sipas tij, duhet të konsiderohen rregullat që lidhen me financimin e partive pasi ka nevojë për qartësi dhe plotshmëri.

Duhet të konsiderohen në mënyrë radikale rregullat që lidhen me financimin e partive politike dhe subjekteve zgjedhore. Ka nevojë për qartësi dhe plotshmëri për këto rregulla sa i përket raportimit financiar, fuqizimit të kompetencave të KQZ-së për shqyrtimin dhe verifikimin e raporteve financiare”, tha Celibashi.

Financimi i palëve të treta

“Rregullat për financimin e palëve të treta pjesëmarrëse dhe eksperienca e këtyre zgjedhjeve ka treguar dhe konfirmuar nevojën për të adresuar këtë çështje.”, deklaroi Celibashi.

Të konsiderohen rregullat me fushatën elektorale

Ai foli edhe për një rishikim të rregullave që lidhen me fushatën elektorale sa i përket rrjeteve sociale dhe internetit, pasi për momentin janë të parregulluara në legjislacionin shqiptar.

“Duhet të konsiderohen rregullat që lidhen me fushatën elektorale në të gjitha llojet e mediave, përfshirë këtu, shto këtu edhe fushatën në rrjete sociale dhe në internet. Janë dy aspekte që sot gjenden të parregulluara në legjislacionin shqiptar.”, tha ai.

Veprimtaria e funksionarëve publikë

Duhet të rikonsiderohen rregullat me veprimtarinë e funksionarëve publikë në një periudhë të caktuara para datës së zgjedhjeve”, shtoi Celibashi.

Prioritet edhe referendumet

Një tjetër çështje që duhet parë me prioritet sipas Celibashit është edhe ajo e referendumeve.

“Nga pikëpamja ligjore kjo e drejtë kushtetuese nuk është e rregulluar. Mendoj që kjo çështje duhet të jetë prioritet absolut për partitë politike”, tha Celibashi.

Ligji për partitë politike

Celibashi po ashtu tha se ka nevojë të ridimensionohet në rregulla më të qarta ligji për partitë politike:  “Partitë politike kanë vlerësimet dhe interesat e tyre në notat dhe vlerësimet për KQZ, SPAK, organin e Prokurorisë së Përgjithshme. Mendoj se impakti ka qenë pozitiv. I bindur se ka ndikuar pozitivisht përtej komenteve që dikush tjetër ka për këtë bashkëpunim apo për rolin e këtyre aktorëve të përfshirë në këtë proces. Por ka nevojë për ta ridimensiponuar dhe vendosur mbi baza rregullatore më të qarta këtë bashkëpunim.”

Ankimimet, jo më në Kolegj

Sa i përket ankimimeve, Celibashi tha se ka kaluar koha që ato të bëhen nga Kolegji Zgjedhor.

“Në instancë gjyqësore do duhet të mos jetë më Kolegji Zgjedhor organi që i shqyrton ankimet zgjedhore, mund të jetë gjykata administrative e zakonshme, ose e Shkallës së Parë, ose e Apelit, ose Gjykata e Lartë. Nuk e shoh me dobi që në kompetencën gjyqësore të shqyrtimit të ankimit ta ketë Kolegji Zgjedhor. Mund të ketë qenë zgjedhje shumë e mirë në fillimet e saj, por mendoj që sot jo”, tha Celibashi.

Celibashi thirrje politikës: Vendosni sa më shpejt për zgjerimin e votimit elektronik!

Celibashi i bëri thirrje politikës që të vendosë sa më shpejt nëse do që të zgjerojë votimin në mënyrë elektronike në zgjedhjet e ardhshme apo jo, sepse nëse vendoset që po ky është një proces që sipas tij do të zgjasë në kohë.

“Duhet të konsiderohen rregullat që kanë të bëjnë me mënyrën e votimit, do të duhet përfundimisht të vendosim do ta zgjerojmë votimin elektronik apo jo, apo do të përdorim teknologji të tjera që lidhen me mënyrën e votimit në qendrat e votimit dhe do duhet që politika shqiptare të vendosë shpejt në lidhje me këtë çështje. Nëse dakordësohet për të zgjeruar votimin elektronik, ky vendim duhet të merret sa më shpejt, pasi koha që duhet për ta përgatitur këtë process nuk mund të jetë 1-2-3-4 muaj.

Personalisht jam i idesë që ka vend për disa njësi zgjedhore me numër të madh votuesish që të aplikohet votimi elektronik në aspektin teknik, që kënaq të gjitha palët. Në çdo rast duhet të mbajnë në mend kostot që lidhen me këtë proces.”, tha Celibashi.

Shpallja sa më e shpejtë e rezultatit

Celibashi po ashtu tha se duhet rishikuar ligji për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve, në mënyrë që sipas tij të bëhet e mundur shpallja sa “më e shpejtë” e tij.

Numërimi në qendra votimi

Më tutje Kryekomisioneri tha se edhe numërimi është një çështje tjetër që do të duhet të rikonsiderohet.

“Numërimi ngelet çështje që duhet të rikonsiderohet. Do të vazhdojmë kështu si kemi këtë proces, do të vazhdojmë të numërojmë në mënyrë të përqëndruar, apo numërimi në qendrat e votimit. Personalisht mendoj që ka ardhur koha t’i rikthehemi numërimit në qendrat e votimit, por duhet të marrim parasysh disa elememte logjistike, organizative dhe infrastrukturore për këtë model.”, tha ai, duke shtuar se kështu si është organizuar ky proces, “është jo profesional.

Ilirjan Celibashi: Zgjedhjet e 11 Majit në nivelin e një vendi kandidat për në BE

I pyetur se çfarë note ai i vë zgjedhjeve, Celibashi u shpreh se për këtë pret raportin e misionit të OSBE-ODIHR-it. Megjithatë shtoi se sipas opinionit të tij, zgjedhjet ishin të ngjashme me ato që bën një vend anëtar në BE.

“Unë kam thënë që zgjedhjet për mua do të kenë dhe kanë vetëm atë vlerësim që do të bëjë misioni i OSBE-ODIHR. Raporti përfundimtar i tyre nuk ka dalë, besoj për punë ditësh del dhe besoj se do të pranoj çfarë note do të vendosin ata. Përtej kësaj mendoj se ky proces zgjedhor, edhe pse opozita ka thënë që nuk i njeh dhe ky është një problem që të bën të mendosh se nuk ka mundësi që opozita të dalë në një qëndrim të tillë, por unë mendoj se këto zgjedhje janë zgjedhje të cilat i bën një vend kandidat për në BE. Pra atë vendin anëtar nuk di të them, kur të bëhemi vend anëtar do të them se si bëhën zgjedhjet.”, tha Celibashi.

Mes të tjerash Celibashi u ndal në organizimin e komisioneve dhe rregullat e financimit të partive, duke theksuar se organizimi i zgjedhjeve është një prioritet për sa kohë është procesi i anëtarësimit në BE prioritet.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular