HomeEkonomi“Shqipëria 2030, e ndërlidhur me botën”, vendi tashmë eksporton 70% të mallrave...

“Shqipëria 2030, e ndërlidhur me botën”, vendi tashmë eksporton 70% të mallrave dhe shërbimeve drejt BE-së

Advertismentspot_img

Pozicionimi i Shqipërisë në rrjetin global të tregtisë, si dhe marrëdhëniet e sipërmarrjes me vendet e Bashkimit Evropian, ishin ndër çështjet e diskutuara në konferencën “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”.

Në fjalën e tij, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u ndal te përfitimet në botën e biznesit nga anëtarësimi në zonën SEPA, një zhvillim që rrit besueshmërinë e vendit për investitorët e huaj.

Komisionet do të jenë të paktën pesë herë më të ulëta krahasuar me komisionet e deritanishme, por gjithashtu ështënjë efekt mjaft pozitiv edhe në imazhin e vendit dhe në rritjen e investimeve të huaja,” deklaroi z. Sejko.

Ministrja për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, u ndal gjithashtu te politikat dhe vizioni i qeverisë për të nxitur zhvillimin e vendit.

Dhjetë vite më parë eksportonim më pak se 8 milionë euro shërbime digjitale, ndërsa sot eksportojmë rreth 210 milionë euro. Numri i kompanive në këtë sektor ishte më pak se 250, ndërkohë që sot kemi më shumë se 4.500 kompani me mbi 15 mijë të punësuar në këtë sektor,” u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Elira Kokona, drejtore e Korporatës së Investimeve Shqiptare, bëri një pasqyrë të disa prej marrëveshjeve më të rëndësishme të qeverisë, veçanërisht në fushën e teknologjisë dhe informacionit.

‘Durana [Tech Park]’, ‘data centers’, mbajtja e kuotave të shtetit shqiptar në iniciativën më të re të Mira Muratit, ‘Thinking Machines Lab’, janë jo vetëm projekte konkrete, por janë gjithashtu edhe realizimi i vizioneve qeveritare,” tha znj. Kokona.

Të pranishmit gjithashtu e vendosën theksin te potencialet e vendit tonë, si burimet njerëzore dhe natyrore, pozicioni gjeografik, angazhimi i palëkundur dhe perspektiva konkrete për integrimin e shpejtë të vendit në Bashkimin Evropian, të cilat ofrojnë një paketë tërheqëse për investitorët e huaj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular