HomePolitikeAustria vlerëson reformat e Shqipërisë. Kryediplomatja Reisinger dhe komisionerja Kos: Shqipëria në...

Austria vlerëson reformat e Shqipërisë. Kryediplomatja Reisinger dhe komisionerja Kos: Shqipëria në BE në vitin 2030

Advertismentspot_img

Austria ka vlerësuar progresin e reformave të Shqipërisë për të përfunduar negociatat e anëtarësimit në kohën më të shkurtër të mundshme. Në krah të komisioneres Kos, kryediplomatja austriake Reisinger tha se anëtarësimi i vendit tonë dhe Malit të Zi mund të kontribuojë në përshpejtimin e integrimit të të gjithë Ballkanit Perëndimor.

“BE nuk është e plotë pa shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ne po shohim përparim konkret në rrugën e reformave, ku Mali i Zi dhe Shqipëria janë në krye të procesit të zgjerimit. Shpresoj se të dyja shtetet mund të kontribuojnë në përshpejtimin e integrimit të të gjithë Ballkanit Perëndimor. Zgjerimi i BE-së është një domosdoshmëri gjeopolitike për të siguruar paqen, stabilitetin, sigurinë dhe përparimin e kontinentit tonë”, tha Beate Meinl-Reisinger, ministre e Jashtme e Austrisë.

“Ne po shohim vullnet të fortë për të realizuar reformat e integrimit në Malin e Zi dhe në Shqipëri, dy shtete pararojë në procesin e zgjerimit. Ato janë në rrugën e duhur për të përfunduar negociatat brenda dy viteve të ardhshme. Anëtarësimi i Malit të Zi dhe Shqipërisë në familjen evropiane është i mundur para vitit 2030”, tha Marta Kos.

Austria është iniciatorja e “integrimit gradual”, ku shtetet kandidate përfitojnë nga BE-ja edhe përpara anëtarësimit të plotë, si përmes integrimit në zonën evropiane të pagesave dhe bashkëpunimit në sektorin e arsimit. Ndryshe nga qeveria në Vjenë, opinioni publik: vetëm 45 përqind e austriakëve mbështesin zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular