HomeEkonomiTirana do të mirëpresë, më 13 dhe 14 tetor Forumin e Investimeve,...

Tirana do të mirëpresë, më 13 dhe 14 tetor Forumin e Investimeve, synohet forcimi i bashkëpunimit ekonomik

spot_img

Tirana do të mirëpresë, më 13 dhe 14 tetor, Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, me mbështetjen e Komisionit Europian. Forumi synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Zhvillimi i Forumit përbën një moment strategjik në integrimin ekonomik të rajonit me Bashkimin Evropian. Ai ofron mundësi për të tërhequr investimet e huaja direkte, për të nxitur inovacionin dhe për të përshpejtuar integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, duke nxitur në këtë mënyrë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në rajon.

Ky forum në Tiranë do të adresojë sfidat kritike, siç janë barrierat rregullatore, kufizimet e financimit dhe pasiguritë gjeopolitike, që mund të ndikojnë në zhvillimin ekonomik rajonal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular