HomeUncategorized“Shitet dyqani”- Rama ironizon PD-në! Poston foton nga boshatisja e degës nr.1...

“Shitet dyqani”- Rama ironizon PD-në! Poston foton nga boshatisja e degës nr.1 të demokratëve në Tiranë

Advertismentspot_img

Teksa zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit në 6 bashki të vendit për kryetarë bashkie afrohen, kryeministri Edi Rama ka nisur ironitë e tij ndaj Partisë Demokratike.

Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto që tregon degën numër 1 të demokratëve në Tiranë, e cila ka dalë në shitje.

Kujtojmë se Partia Socialiste ka shpallur Ogerta Manastirliun si kandidate të socialistëve për bashkinë Tiranë, ndërsa opozita nuk ka shpallur ende asnjë kandidat.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha dje pas mbledhjes së Kryesisë se PD do të mbështesë figurat jo politike, teksa u bëri thirrje qytetarëve nga shoqëria civile që të shpallin kandidaturat e tyre nëse janë të interesuar.

Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive.

Ndërsa në Bashkinë Tiranë për shkak se ish-kryetari Erion Veliaj ndodhet në qeli prej dats 10 Shkurt dhe u shkarkua me vendim të Këshillit Bashkiak.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular