Policia e Shtetit, ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Gjykatën e Apelit, gjatë një procesi gjyqësor.
Sipas policisë, autori i ngjarjes është 30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili ka qëllua me vdekje ne sallën e gjyqit Astrit Kalanë, ndërsa ka plagosur babë e bir, Rakip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj, me të cilët ishte në proces gjyqësor për çështje pronësie.
Mësohet se Rakip Kurtaj dhe Ervis Kurtaj, janë dërguar në spitalin e Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të Elvis ShkambiT, si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen.







