HomeKronikeVrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon OSBE: Sulmi i drejtpërdrejtë ndaj shtetit...

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon OSBE: Sulmi i drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës!

Advertismentspot_img

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ka dënuar me forcë ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e sotme në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku Ervis Shkambi qëlloi për vdekje gjyqtarin Astrit Kalanë dhe plagosi dy të tjerë, me të cilët ishte në proces gjyqësore për çështje pronësie.

Në një reagim në rrjetet sociale, Prezenca e OSBE ata e ka cilësuar ngjarjen si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon me forcë këtë akt të dhunshëm. Sulmet kundër gjyqtarëve janë sulme të drejtpërdrejta ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike”, thuhet në reagimin e tyre.

Ndër të tjera, ata kanë shprehur ngushëllimet familjes së gjyqtarit, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve të vendosin drejtësinë në vend përmes një procesi ligjor të plotë e të shpejtë.

“Prezenca solidarizohet me komunitetin gjyqësor të Shqipërisë dhe mbetet e përkushtuar të mbështesë përpjekjet që forcojnë sigurinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor”, thekson Prezenca e OSBE.

Reagimi i plotë

Jemi thellësisht të tronditur dhe të hidhëruar nga të shtënat me armë brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë, që i morën jetën gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosën dy persona të tjerë.

I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe kolegëve të gjyqtarit Kalaja dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon me forcë këtë akt të dhunshëm. Sulmet kundër gjyqtarëve janë sulme të drejtpërdrejta ndaj shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike.

Ndërsa rrethanat e plota të sulmit janë ende nën hetim, ne mirëpresim arrestimin e shpejtë të autorit të dyshuar dhe theksojmë rëndësinë e garantimit të vendosjes së drejtësisë përmes një procesi ligjor të plotë e të shpejtë.

Prezenca solidarizohet me komunitetin gjyqësor të Shqipërisë dhe mbetet e përkushtuar të mbështesë përpjekjet që forcojnë sigurinë dhe pavarësinë e sistemit gjyqësor.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular