Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, se pagat e trupës së orkestrës së Radio Televizionit Shqiptar janë rritur.
Gjatë episodit të dytë tëë sezonit të 5 të podkastit “Flasim”, Rama u shpreh në rubrikën e “Shënimeve të Javës” se më në fund pagat e orkestrës së RTSH-së u rritën dhe u barazuan me pagat e orkestrës të TKOB.
“Më në fund edhe pagat e Orkestrës s RTSH u rritën e u barazuan me pagat e Orkestrës së Operas, të cilat ishin rritur më parë dhe ky është një lehtësim për mua, sepse tanimë nuk jemi më duarlart nga pamundësia për të mbështetur disa kategori profesionistësh të këtij vendi, të cilët nuk janë forca që mund t’i mbijetojnë tregut të lirë, po janë një burim i çmuar energjie për kulturën tonë kombëtare”, tha Rama.