HomeEkonomiSi turistët po shtojnë konsumin e pijeve alkoolike në vend, rriten prodhimi...

Si turistët po shtojnë konsumin e pijeve alkoolike në vend, rriten prodhimi dhe importet

Advertismentspot_img

Gjatë periudhës janar–nëntor 2025 është rritur si prodhimi ashtu edhe importi i pijeve alkoolike. Megjithatë, sipas prodhuesve vendas të pijeve alkoolike dhe drejtuesve të bareve në Tiranë, peshën kryesore të konsumit e mban turizmi.

Sipas të dhënave të Doganave, për muajt janar–nëntor 2025 nga kompanitë vendase është prodhuar një sasi prej 315,8 mijë litrash pije alkoolike. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, prodhimi është rritur me 27%. Ndërkohë, në raport me periudhën para pandemisë së Covid-19, prodhimi është 48,4% më i ulët.

Sipas drejtuesve të bareve në Tiranë, pas pandemisë së Covid-19 mënyra e argëtimit dhe zakonet e konsumit të pijeve alkoolike në jetën e natës kanë pësuar ndryshime të ndjeshme.

Redi, themelues dhe banakier i “Radio Bar Tirana” në zonën e ish-Bllokut, thotë se aktualisht kërkesa për pije alkoolike, si për grupmoshën 20–30 vjeç ashtu edhe për moshat mbi 40 vjeç, ka rënë me 30–40% krahasuar me periudhën para pandemisë së Covid-19.

“Nëse nuk do të kishte turizëm, industria jonë do të falimentonte. Me të rinj që nuk konsumojnë alkool si brezat e mëparshëm, me rënie të fuqisë blerëse për shkak të vështirësive ekonomike dhe me emigrimin e të rinjve, vetëm kërkesa e vendasve nuk do të mjaftonte për të mbajtur baret dhe klubet në Tiranë.

Kjo vërehet edhe në ndryshimin e frekuentimit. Nëse më parë periudha tetor–mars ishte periudha e “boom”-it për klubet e natës, tashmë nga nëntori deri në mars ato mbahen kryesisht nga frekuentimi i turistëve,” shprehet ai.

Se turistët mbajnë peshën kryesore të konsumit të pijeve alkoolike, e pohojnë edhe prodhuesit vendas.

Denis Zhilla, drejtor i përgjithshëm i kantinës së pijeve alkoolike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, thotë se rreth 50% e konsumit total mbështetet nga turistët. Sipas tij, pijet më të preferuara janë konjaku dhe rakia prodhim tradicional vendas, ndërsa vera, kryesisht e bardhë, preferohet më shumë nga moshat e reja.

Rritja e akcizës për pijet alkoolike nga 1 janari 2023 vijon të japë efekte negative te prodhimi vendas. Prodhuesit vendas pohojnë se detyrimi për akcizës zë 40% të vlerës për një shishe alkool 700 ml të prodhuar.

Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve në ligjin “Për akcizat” nga 1 janari 2023 u unifikua edhe akciza e pijeve të forta alkoolike me nivel tarife 84,500 lekë për HL alkool. Para ndryshimeve për prodhuesit vendas dhe të huaj deri në 20,000 hl/vit akciza ishte 65,000 lekë për Hl. Për fashën prodhuese mbi 20,000 hl/vit akciza ishte 84,500 lekë për Hl.

Prodhuesit vendas në janar 2023 për shkak të ndryshimit të akcizës shtrenjtuan çmimeve e pijeve alkoolike deri 20%. Shtrenjtimi i çmimeve solli rënie konsumi, duke detyruar prodhuesit të pakësojnë prodhimin.

Ndërsa importi i pijeve alkoolike, si  Wisky, Xhin, Vodka, Uzo, Tekila, Konjak për periudhën  janar-nëntor 2025 sipas të dhënave të Doganave është rritur 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Në raport me periudhën para pandemisë së Covid 19 importet e pijeve alkoolike janë rritur rreth 87%.

Përfaqësuesit e kompanive importuese pohuan se zgjerimi i kërkesës ndikohet nga turizmi, pasi pijet alkoolike konsumohen më tepër në bare dhe restorante./ D.Azo

Burimi: Doganat

Burimi: Doganat

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular