HomePolitikeSeanca plenare, opozita dhe mazhoranca në konsensus për shtyrjen e diskutimeve të...

Seanca plenare, opozita dhe mazhoranca në konsensus për shtyrjen e diskutimeve të disa pr.ligjeve

Advertismentspot_img

Mazhoranca dhe opozita kanë gjetur konsensus në Kuvend për shtyrjen e diskutimeve të disa prej projektligjeve nga rendi i sotëm i ditës së seancës plenare.

Pas propozimit të demokratëve dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së, Kuvendi miratoi me 79 vota pro, shtyrjen e diskutimit për disa projektligje në seancën e ardhshme plenare.

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka deklaruar se diskutimi i 19 projektligjeve në një seancë të vetme ka për qëllim vetëm miratimin e tyre për t’u hedhur “hi syve shqiptarëve”. Ai theksoi se një numër kaq i madh projektligjesh, edhe për nga vetë rëndësia e tyre, do duhej të diskutoheshin në seanca të ndara.

“Kam përcaktuar dhe paralajmëruar se po tentohet që kjo hapësirë të bëhet pa arsye.

Sot po e shoh, që kjo hapësirë po bëhet tërësisht e çmendur. Listuat një seri pr.ligjesh. i keni ndërkallur, ndërfutur të përmbledhur në 1 seancë. Kjo është pa arsye.

Këtë parlament po e bëni të çmendur dhe qesharak. Secili nga pr.ligjet mund të kërkojë seancë më vete. Të fusësh 19 pr.ligje të rëndësishme në një seancë, është për t’i hedhur hi syve shqiptarëve. Përse nuk shtojmë seancat e Parlamentit? Nuk ka asnjë ndalesë. Kjo është për t’i marrë frymën parlamentit”, deklaroi Boçi.

Pas Boçit, kreu i grupit parlamentar socialist kërkoi shtyrjen për një javë më pas të 4 projektligjeve, konkretisht të pr.ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope”; projektligjit “Për disa shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar; projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”; si dhe projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

“Ndoshta do duket sikur kemi bërë ndonjë marrëveshje, por edhe në funksion të asaj që sapo tha kolegu, bazuar në Rregullore, do kërkoja shtyrjen për 1 javë të shqyrtimit të 4 pr.ligjeve, ka të bëjë me faktin që janë pr.ligje qëd uhen rakorduar fjalë për fjalë me KE. Propozoj që projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8874, datë 29.3.2002, “Për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope”; projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar; projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”; si dhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, të shtyhen për javën pasardhëse. Lehtësojmë disi axhendën e ditës së sotme. Besoj se dhe kolegët e opozitës janë dakord”, tha Balla.

Rreth 19 pika ishin përfshirë sot në rendin e ditës për diskutim por edhe për miratim, nga ajo e aktit normativ për disa ndryshime dhe shtesa “për buxhetin e vitit 2025”, dhe pika e 21 e projektligjit për disa ndryshime në ligjin “për mediat audiovizive” të ndryshuar.

Në shqyrtimin e projektligjeve, por edhe akteve normative, janë renditur një sërë pikash, që janë po aq të rëndësishme si ndryshimet në Kodin Penal dhe sistemin e drejtësisë, ku përfshihen ligje për gjyqtarë e prokurorë. Gjithashtu, me një rëndësi të veçantë është edhe ligji për sigurinë publike dhe shëndetin, përfshirë parandalimin e dhunës ndaj grave si dhe dhunës në familje si dhe rregullimin e importit dhe eksportit të armëve.

Një tjetër pikë po aq e rëndësishme e rendit të ditës të punimeve të Kuvendit të kësaj të marte, më 27 janar, është edhe rregullimi për transparencën dhe mediat, përfshirë lobimin, konfliktin e interesit dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit.

Në projektligjin për disa shtesa e ndryshime për mediat audiovizive, ndryshimet e propozuara nga shumica qeverisë synojnë dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët profesionistë.

Në seancë priten edhe diskutime për çështje të ditës, por edhe projektligji për aderimin e vendit tonë në traktatin për pronësinë intelektuale, burimet gjenetike dhe njohuritë tradicionale të lidhura me to.

Ndërkaq, pjesë e rendit të ditës është edhe ratifikimi i vendimeve të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, përkatësisht për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe për lehtësimin e tregtisë së shërbimeve të ofruara nga agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular