Mbi 103 mijë veshje të falsifikuara janë kapur në Durrës. Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Durrës, kanë goditur një rast të cënimit të pronësisë intelektuale.
Veshjet ishin të markave Adidas, Nike, Gucci, Dior, Hugo Boss, Calvin Klein, etj, si edhe bluza të ndryshme sportive të ekipeve të njohura europiane.
Autoritetet doganore kanë bërë bllokimin e mallit dhe nisjen e procedurave përkatëse.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave garanton se do të veprojë me tolerancë zero ndaj çdo subjekti që cënon pronësinë intelektuale dhe kryen shkelje të Kodit Doganor dhe legjislacionit në fuqi, duke vazhduar me kontrolle të imtësishme ndaj subjekteve me risk.







