HomeKronikeDhunë në Vlorë! 3 persona godasin pronarin e një lokali, përfundon në...

Dhunë në Vlorë! 3 persona godasin pronarin e një lokali, përfundon në spital

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një pronar lokali u dhunua nga tre persona të paidentifikuar.

Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime dhe ka përfunduar në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ndodhi në një zonë shumë të frekuentuar nga qytetarë dhe turistë, çka ka shkaktuar panik dhe reagim të menjëhershëm. Kanë qenë familjarët dhe qytetarët e pranishëm ata që kanë njoftuar policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e rendit, të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular