HomeSocialeMot i paqëndrueshëm me reshje shiu! Ja sa do të jenë temperaturat...

Mot i paqëndrueshëm me reshje shiu! Ja sa do të jenë temperaturat sot

Advertismentspot_img

Moti për ditën sotme parashikohet të jetë kryesisht i paqëndrueshëm në të gjithë territorin, me reshje të dobëta shiu që do të përfshijnë të gjitha qarqet e vendit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, në zonat Veriore, Lindore dhe Juglindore, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të shfaqen në formën e dëborës.

Sa i përket temperaturave, ato pritet të luhaten si më poshtë:

Në zonat bregdetare, temperaturat minimale do të zbresin në 9°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 18°C.

Në zonat e ulëta, temperaturat do të variojnë nga 8°C deri në 17°C.

Ndërsa në zonat malore, temperaturat minimale pritet të jenë rreth 2°C dhe maksimalet deri në 11°C.

Era gjatë ditës do të fryjë e lehtë deri mesatare, pa krijuar probleme të konsiderueshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular