Ditën e enjte do të promovohet në Kamëz libri më i ri i Ahmet Prençit, romani “Ministri”. Në sallë e shkollës “Angela Merkel” e cila pritet të jetë e tejmbushur fal organizimit të shtëpisë Botuese Mediaprint dhe Bashkisë Kamëz ku me qindra dashamirës të librit, shokë, miqë, kolegë, të afërm do të kenë mundësinë për të takuar nga afër shkrimtarin Prençi.
“Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në promovimin e romanit më të ri “Ministri” nga autori Ahmet Prençi, ditën e enjte, më 9 prill, në orën 11:00, në shkollën “Angela Merkel” në Kamëz. Ky takim organizohet nga shtëpia botuese “Mediaprint” në bashkëpunim me Bashkinë Kamëz” – thuhet ne njoftimin e Shtëpisë Botuese Mediaprint. Te pranishem veç kryetarit te Bashkise Kamez Rakip Suli pritet te jene dhe personalitete te letrave shqipe.
“Ministri” është kulmi i një trilogjie të suksesshme, e cila nisi me romanin “Anja”, vijoi me “Brenga e Prokurorit” dhe përmbyllet me këtë vepër mbresëlënëse. Ju mirëpresim për të ndarë së bashku këtë moment të veçantë letrar! Ahmet Prençi vazhdon te surprizojë serish lexuesin me krijimtarinë e tij. Pas disa botimeve te suksesshme tashmë ka dal nga Shtëpia Botuese Mediaprint romani me i ri “Ministri”. Është ky një libër i cili qe ne titull te ngjall kureshtje për ta lexuar veçmas kur ke parasysh talentin e z.Prençi ne dy romanet paraardhëse.
Shënimi i Shtëpisë Botuese
Romani “Ministri” nuk është thjesht një trill letrar, por as një thjeshtësim i asaj çfarë ndodh në të vërtetë. Në të përshkruhet një përballje e madhe: një njeri me një të shkuar kriminale arrin të vishet me pushtet. Ai fsheh të kaluarën e tij, manipulon të tashmen dhe siguron të ardhmen me frikën e pushtetit. Si një simbol i suksesit, ai arrin majën e pushtetit, ndërkohë që çdo hap i tij është ndërtuar mbi rrënojat e një sistemi të kalbur. Ky roman është pjesa e tretë e një trilogjie që filloi me romanin “Anja”, u thellua me romanin “Brenga e Prokurorit” dhe mbyllet me romanin.
Në këtë bisedë për “Mediaprint”, autori Ahmet Prençi nuk ndan vetëm detaje mbi librin e tij më të ri, por hap një dritare drejt botës së tij të brendshme, aty ku përvoja e gjatë në institucionet ligjzbatuese takohet me ndjeshmërinë e shkrimtarit. Mendimet e tij mbi drejtësinë, shoqërinë, kujtesën dhe rininë vijnë të sinqerta, të vyera dhe thellësisht reflektuese. Kjo nuk është thjesht një intervistë; është një bisedë që të fton të ndalesh, të mendosh dhe, mbi të gjitha, të ndjesh. Linkun e intervistës e gjeni në komentin e parë!







