HomeAktualitetE rëndë në Kosovë, 3 persona të vdekur brenda një banese, dy...

E rëndë në Kosovë, 3 persona të vdekur brenda një banese, dy prej tyre fëmijë! Dyshohet se…

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ditën e sotme (16 prill).

Një zjarr përfshiu një banesë në Malishevë, ku ndodheshin anëtarët e një familjeje sipas raportimeve të para.

Mediat informojnë se deri tani ka 3 viktima për shkak të asfiksisë, një burrë dhe dy fëmijë (dyshohen babai dhe fëmijët e tij).

Policia e Kosovës njoftoi edhe detajet e para të ngjarjes dhe dinamikën.

“Sot, rreth orës 12:55, jemi njoftuar për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita”, në Malishevë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente. Në këtë banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete. Zjarri është lokalizuar dhe nuk është raportuar për pasoja të tjera. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj.

Media kosovare informon se “babai me dy fëmijët po dyshohet se kanë vdekur pasi një zjarr kaploi hapësirën e tyre në një banesë kolektive në Malishevë”.

Babai është 35-vjeçar ndërsa dy fëmijët janë të mitur, 9 dhe 12-vjeçar, djalë dhe vajzë.

Elezaj theksoi se nuk ka pasoja të tjera nga ky zjarr. Ai nuk tregoi se cili ka qenë shkaktari i zjarrit, por shtoi se prokurori i shtetit është duke “ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje”.

Detajet e ngjarjes pritet të zbardhen më tej nga autoritetet kosovare, por paraprakisht dyshohet për një aksident.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular