HomeKronikeTragjike në Itali: Futbollisti 25-vjeçar humb jetën pas sherrit për picat

Tragjike në Itali: Futbollisti 25-vjeçar humb jetën pas sherrit për picat

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një futbollist amator 25-vjeçar ka humbur jetën pas një përplasjeje të dhunshme që dyshohet se ka nisur për një konflikt banal lidhur me vjedhjen e disa picave.

Viktima, Gabriele Vaccaro, ishte duke u kthyer në orët e para të mëngjesit së bashku me dy miq, kur në rajonin e Paria janë përballur me një grup prej pesë të rinjsh.

Sipas mediave italiane, konflikti ka nisur pasi të rinjtë u kanë kërkuar të dorëzonin picat që mbanin me vete, duke degjeneruar në një përplasje fizike. Gjatë sherrit, 25-vjeçari është goditur me një mjet të mprehtë në qafë dhe bark.

Fillimisht miqtë e tij nuk e kanë kuptuar seriozitetin e plagëve dhe e kanë dërguar në shtëpi, por më pas është kërkuar ndihma mjekësore emergjente. Ai u transportua në spital, ku ndërroi jetë nga plagët e marra.

Autoritetet italiane kanë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në ngjarje, mes tyre dy shtetas shqiptarë me nënshtetësi italiane dhe një 17-vjeçar me origjinë egjiptiane, i dyshuar si autori i goditjes fatale. Një tjetër i ri është plagosur lehtë dhe po trajtohet në spital.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular