HomeRajoniPolitologu Ardit Gjinali për RTV21: Integrimi Euro-Atlantik, pikëtakimi politik mes SHBA dhe...

Politologu Ardit Gjinali për RTV21: Integrimi Euro-Atlantik, pikëtakimi politik mes SHBA dhe BE në Ballkan

Advertismentspot_img

Gjatë një interviste në RTV21, “Horizonti i Mesditës” me gazetarin Lorik Bakija, politologu Ardit Gjinali përcolli një pasqyrë mbi zhvillimet rajonale përkatësisht me dinamikën e aleancës së shpallur Tiranë-Zagreb-Prishtinë, përcaktimin e emrit të Ambasadorit të ri të SHBA në Tiranë, vizitën e ambasadorit të SHBA në NATO, WHITETAKER në Kroaci, Maqedoni e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri dhe mbi ecurinë e proçeseve Euro-Integruese, veçanërisht integrimi i Kosovës si pjesë e aleancës së Atlantikut të Veriut.
Elementët e përmendur më lartë gjatë intervistës në RTV 21 përbëjnë sipas Gjinalit, dëshminë e qartë që po jetojmë në epokën e sigurisë, dhe “Siguria” në vetvete shenjon secilin aspekt vendimmarrës, përkatësisht politik, diplomatik, ushtarak dhe në proçeset Integruese, gjithashtu.
Marrëveshja Tiranë-Zagreb- Prishtinë përbën një thelb të rëndësisë politike ku ndihma e ndërsjelltë në trajnime dhe ekspertizë, bashkëpunimi i shërbimeve të inteligjencës, mbrojtja e përbashkët nga sulmet kibernetike dhe mbështetja e Zagrebit në proçeset Integruese veçanërisht në avancimin e statusit të Kosovës në Partneritetin për Paqe përbëjnë elementet e qasjes së re të NATO mbi “rajonizimin” ku përfshirja e Kosovës përbën ogurin mbi perspektivën e zgjerimit të aleancës përkatësisht në koherencë me sfidat e sigurisë që përcjell realiteti gjeopolitik.
Në fund, Gjinali nënvizoi që interesi politik Shqiptar në rajon kërkon shmangien e secilës nuancë dualizimi mes SHBA dhe BE sepse Integrimi Euro-Atlantik është një synim, objektiv dhe qëllim strategjik i ndikuar dhe ndihmuar përkatësisht në koherencën SHBA-BE pavarësisht elementëve dallues që dy fuqitë e mëdha bartin në sfera të ndryshme të gjeopolitikës. Sipas Gjinalit, liderë të caktuar politikë në Ballkan rreken të ndërtojnë narrativa publike dhe politike kah ndasisë mes SHBA dhe BE, si një mënyrë ndikuese për të ndryshuar vëmendjen e njëjtë kohezive të shoqërive përkatëse ku qeverisin ndaj dy aleatëve dhe si një mënyrë me qëllime afatshkurtra për të përmbushur agjenda të brendshme. Secila tentativë mbetet iluzive dhe politikisht e dëmshme sepse Ballkani është pikëtakimi politik strategjik mes SHBA-BE ku Integrimi Euro-Atlantik është i panegociueshëm dhe në koherëncë me vizionin dhe boshtin Euro-Atlantik, gjithashtu.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular