HomeAktualitetCllevio trondit te Grida Duma Podcast: Duan të më vrasin. Jetoj në...

Cllevio trondit te Grida Duma Podcast: Duan të më vrasin. Jetoj në bunker, ja pse lëviz me makinë të blinduar

Advertismentspot_img

Cllevio Serbiano, në një nga intervistat e tij më të ndjera dhe më të rrezikshme te Grida Duma Podcast, ka hapur “dosjen” e kërcënimeve që i kanosen dhe jetës së tij në izolim.

Mes filozofisë dhe mbijetesës, ai deklaroi se po jeton një moment kritik ku çdo goditje mund t’i kushtojë shtrenjtë. Cllevio pranoi hapur se liria e tij është kufizuar maksimalisht për shkak të personave që duan ta eliminojnë.​

“Jam futur në bunker. Duan të më vrasin, ndaj lëviz me makinë të blinduar”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se tensionet jashtë kamerave janë në kulmin e tyre. ​

Gjatë bisedës, Cllevio hodhi dritë mbi një konflikt të hapur, të cilin e quajti një “duel” ku palët kanë ngecur. Pa përmendur emra konkretë, ai la të kuptohet se kundërshtari i tij ndodhet në një presion social.

“Jemi të dy në një duel, ngecëm! Ai do të më falë, por ka hallin e turmës…”, duke treguar se si kodi i rrugës dhe presioni i ndjekësve po pengojnë një paqe të mundshme. ​Pavarësisht rrezikut real, Cllevio u shfaq i patrembur përballë vdekjes. Ai theksoi se misioni i tij është i lidhur me artin dhe se ka arritur një pikë ku emri i tij do të jetojë edhe pa praninë e tij fizike.​

“Nuk e kam problem edhe nëse vdes! Muzika ime do të mbahet mend gjatë”, tha ai, duke e cilësuar krijimtarinë e tij si të pavdekshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular