Me të drejt ky libër është bër pjesë edhe për lexuesin ndërkombëtar. Shkrimtari Ahmet Prençi me këtë libër triologji, përbën një ngjarje për letërsinë kombëtare, pse jo edhe botërore. Ai ka ditur të kryejë autopsinë e shoqërisë shqiptare, në një tranzicion të pambarimtë, e cila ka 34 vjet e mbërthyer nën peshën e krimit dhe korrupsionit. Portretizimi i njeriut të krimit, ministrit Skënder Dreni, si një kriminel me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si pjesë e krimit të organizuar transnacional, është harta e profilit kriminal shqiptar në limitet e të paimagjinueshmes. Me vëmendjen e duhur intelektuale të shkrimtarit Prençi, vihet në dukje idea qëndrore se vërtet, nuk ka vende puritane, imune, ndaj shfaqes së fenomeneve të kriminalitetit e të korrupsionit, por reagimi i shoqërisë dhe në mënyrë të veçantë i organeve ligjzbatuese dhe njerëzve të tyre është i vendosur dhe lufton pa kompromis edhe sikur të mbeten në numër më të pakët. Maskimi i këtij krimineli të regjur apo njeriut të lindur për të sfiduar ligjin, është përshkruar në mënyrë të detajuar dhe me një intesitet psikologjik të hatashëm nga Ahmet Prençi. Risku i shkrimtari në këto raste është tepër i lartë, se ka ditur që me kundërvënien e figurës së drejtorit të përgjithshëm të policisë, të balancojë kahjen e lexuesit ose për të defaktorizuar heroin, si një model shoqëror. Prençi tek portretizimi i kryepolicit Arsen Gash,i përshkruan jetën plot sakrifica të njeriut të ligjit i orientuar në cilësitë më të larta morale e profesionale. Arsen Gashit i del detyrë, që jo vetëm të zhbirojë në identitetin e jetës së ministrit, por edhe të një grupi kriminal që ka shtrirë tentakulat në kupolën e policisë. Duhen nështruar këta përbindsha të krimit të organizuar, të cilët kanë mbështetjen edhe nga politika dhe janë katapultuar nga agjenturat e huaja. Ky këndvështrim i shkrimtarit, është edhe një kurajo intelektuale, e cila nuk ka ardhur me këtë roman, por qysh përpara 12 vjetësh me romanet ” Në emër të gjakut”, “Brenga e prokurorit” dhe vazhdimësia e projektuar për triologji me romanin “Ministri.” Të ikur nga identiteti janë shumë njerëz, por krijimi i portreti të sofistikuar në nivel kaq të lartë në mënyrë që tek lexuesi ngërthimi drejt enigmës dhe misterit deri në faqen e fundit të librit janë pjesë e talentit të shkrimtarit Prençi. Prirja për ta organizuar optikën e lexuesit në disa plane është sa racionale, po aq edhe shumëdimensionale. Një botë ku gazetarët e kronikës së zezë përdoren nga krimi i organizuar, ku të dashuruarit e një krimineli është gati në kufijt e të pamundurës, ku imazhi i një kryepolici nëpërkëmbet nëpër media sipas oreksit të krimit të organizuar, etje… Kur sheh raportin me të vërtetën dhe jetën nën petkun e shtetarit të një njeriu, që ka qenë në burgjet e sigurisë më të lartë Al Katrazit, ndërgjegjësohesh se deri ku shkon modeli i një krimineli me përmasa botërore. Letërsia shqiptare, ndoshta e ka pritur këtë ngjarje në botën e letrave edhe më herët, por ja që Ahmet Prençi dhe të tjerë si ai, janë të pakët, sepse kjo lloj letërsie, nuk kërkon vetëm talent dhe gjetje, por edhe ndërgjegje morale tepër të lartë, që e çojnë krijimtarinë përtej vetvetes, në një shërbim publik (në një mision). Ahmeti e ka vënë raportin mes të mirës dhe të keqes në fije të perit, jo pa qëllim, për t’i dhënë lexuesit mesazhin se jemi, si ai njeriu pranë humnerës, ku do të zgjedhim “Ja të vdesim e të asgjesohemi!” Ose “Ja të luftojmë të keqen, pa kompromis edhe pse përceptimi i opinionit publik, është në kahun e kundërt me shpresën dhe të vërtetën.” Një ritëm tjetër letrar në krahasim me dy romanet e para apo një strategji krijuese, për t’i dhënë fund një triologjie? Në fakt sundon idea se, për të futur një njeri në punë shteti, fuksionojnë filtrat që kërkojnë deri imtësira të hollësishme për marrjen në punë, ndërsa për t’u futur në politikë mjaftojnë votat dhe sigla e partisë. Jemi një shoqër me kërkesa filozofike hegeliane, por me fytrë apo imazh të stilizuar sipas inteligjencës artificiale, kujtojmë këtu operacionin plastik të ministrit për të humbur gjurmët. Krijimi i një strukture kriminale që merret me krimin e drograve të rënda në kupolën e policisë, është ndoshta një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare. Për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve shumë njerëz të ligjit kanë dhënë jetën, por në rastin kur krimineli i bën pyetje vetes për të motivuar vrasjen e prokurorit, pasi i kishte dhënë argumentat në sallën e gjyqit, është ndoshta një nga pandehmat filozofike ose habitë filozofike, për të cilën shkrimtari ka tërhequr vëmendjen e lexuesit. Kundërvëniet e personazheve për të treguar situatën psikologjike plot tension, si në një det të vdekur, janë një armë e fortë e shkrimtarit Prençi. Hakmarrja individuale për të shfrytëzuar politikën, është tipike shqiptare, si shprehje e përdorimit të kodeve të vjetra kanunore apo një fenomen ndërkombëtar? Këtë gjetje skrupuloze ka ditur ta përshkruajë me notat e vërteta psikologjike shkrimtari, duke ia vënë në gojë fjalët Marjan Bojës apo ministrit. Siç shkruan në një paragraf Ahmet Prençi: “Me kalimin e kohës, në rrugën e tij të gjatë në liri, ai arriti të ndërtonte një jetë të re, një jetë të re, një fytyrë të re, një emër të ri, një histori të re. Ndërroi lëkurë si gjarpri, duke braktisur të vjetrën në ferra dhe duke ecur vetëm përpara”. Në këtë udhëtim psikologjik të fshehjes së identitetit, qëndronin pas mjeshtra të krimit, të cilët e kishin përgatitur këtë kriminel. Detaj tjetër pikant, që përbën pikën e mbështetjes ose çengelin ku varet i gjithë romani, është futja tashmë në Shqipëri e krimit kibernetik në romanin shqiptar. Problemin po ta shtrosh në rrafshin psikologjik ka nëntekste përtej psikoanalizës së Frojdit dhe Jungut, sepse në kokën e personazhit qëndron “E vërteta si pronë individuale apo shoqërore?” Por a do të mjaftonte e vërteta apo mungesa e saj, si parakusht për ta hedhur atë personazhin në rrugën e krimit? Ky provokim tendencioz i shkrimtarit, na çon në hipoteza të tjera të fillesës njerëzore, por kjo vlerë e shkrimtarit i cili mbjell filiza filozofike, në mënyrë që vetëm lexuesi ka të drejtë të abstragojë me mendjen dhe fantazinë e tij, është vlerë autentike e këtij shkrimtari. Reagimi i politikës në këtë rast i parlamentit, si gjithmonë mbulohet me fjalët “qeveria ra”, siç shkruan Prençi: “Parlamenti ishte shpërndarë. Shteti po përpiqej të mbështillej me fjalët si “pastrim”, “ripërtëritje”, “drejtësi”.Sidoqoftë, njerëzit që kishin parë çfarë fshihej pas gardhit të pushtetit, nuk mund t’i mbyllnin më sytë lehtë. Në zyrën e tij , Arsen Gashi mbante në duar një dosje të fundit. Nuk ishte për Marjan Bojën, por për ata që kishin ndihmuar ngritjen e tij. Për ata që mbetën. Sepse sistemi nuk rrëzohet me një njeri dhe e vërteta nuk mbyllet me një dosje.







