Më 19 maj 2026, në Bruksel u zhvillua finalja evropiane e një prej kompeticioneve më të rëndësishme për edukimin financiar të nxënësve 13–15 vjeç.
Në këtë edicion morën pjesë ekipet fituese kombëtare nga 30 vende evropiane, të cilat u mblodhën për të testuar njohuritë e tyre dhe për të promovuar rëndësinë e aftësive financiare në jetën e përditshme. Që prej vitit 2017, kjo nismë është kthyer në një nga shtyllat e Javës Evropiane të Parasë, me synim fuqizimin e të rinjve në një botë gjithnjë e më digjitale dhe komplekse.
Shqipëria u përfaqësua nga Marinela Hoxha dhe Majla Idrizi, nxënëse të shkollës 9-vjeçare “Imelda Lambertini” në Elbasan, të cilat u renditën të gjashtat në këtë kompeticion evropian.
Fituesit e këtij viti ishin Greqia, e ndjekur nga Letonia dhe Italia, pas një gare të ngushtë që vuri në provë njohuritë mbi kursimet, investimet, sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e përgjegjshëm financiar.
Drejtori Ekzekutiv i Federatës Evropiane të Bankave, Wim Mijs, vlerësoi pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit evropian në zhvillimin e aftësive jetësore dhe vendimmarrjes financiare tek të rinjtë.
Në kuadër të Javës Globale të Parasë 2026, Raiffeisen Bank Shqipëri mbështeti pjesëmarrjen e ekipit shqiptar në Bruksel, duke bërë të mundur përfaqësimin e vendit në këtë garë ndërkombëtare.
Shoqata Shqiptare e Bankave dhe anëtarët e saj mbeten të angazhuar në mbështetjen e iniciativave që forcojnë edukimin dhe qëndrueshmërinë financiare në shoqëri.
See less







