HomeAktualitetShpërndanin kokainë në rrugët e Tiranës/ Vihen në pranga katër persona, sekuestrohen...

Shpërndanin kokainë në rrugët e Tiranës/ Vihen në pranga katër persona, sekuestrohen droga dhe paratë

Advertismentspot_img

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në kuadër të fazës së katërt të aksionit të koduar “Zonat”, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për aktivitet të paligjshëm në shpërndarjen e drogës.

Në pranga u vunë shtetasit E.S., 45 vjeç, I.D., 54 vjeç dhe F.Gj., 48 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë në Rruga e Kavajës, me sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë që e posedonin me qëllim shitjen.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular