Avokati Saimir Vishaj, ishte i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel, ku rrëfeu disa nga momentet e tij më të vështira në jetë. Ai u shpreh në lidhje me luftën e rëndë me sëmundjen dhe vdekjen e motrës së tij Eva, e cila është mamaja e këngëtares së njohur Elsa Lila.
Gjatë rrëfimit të tij, Vishaj tregon edhe në lidhje me arrestimin e këngëtares dhe shprehet se ajo është shpallur e pafajshme dhe do të marrë dëmshpërblim për dëmin që i është shkaktuar nga ana e shtetit italian.
“Martesa që në momentet e para ishte një shoqëri, që herë pas here kalonte në dashuri. Ishim shokë në radhë të parë, ndihmonim njëri-tjetrin në lidhje me punën. Kemi punuar të dy shumë, për 30-35 vite. Unë kisha kancer, të lësh një njeri me kancer në rrugë, nuk e bën asnjë. Sëmundja më ka munduar shumë, jam në fazën e fundit të kemioterapisë, është për të kaluar edhe një vatër që ka mbetur në mushkëri.
Kur isha në koma dhe jam zgjuar, kam pyetur për datën dhe më kam thënë se kam gjyq. Ndonjëherë them më mirë që mamaja është në botën tjetër, sepse po të më shihte në atë gjendje, do ta vuante shumë. I kanë rënë shumë halle dhe vdekja e motrës ka qenë shumë e rëndë. Unë e gjeta trupin e saj dhe më 26 e kemi varrosur. Unë po me 26 maj kam qenë në sallën e operacionit dhe i lutesha Zotit të mos na merrte në një ditë.
Ajo për ua është e pazëvendësueshme, ka lënë dy vajza jetime në moshë tepër të vogël, janë bërë nëna tashmë. Jam munduar të mbuloj rolin e Evës te dy vajzat. Mua më mungon jashtë mase, mos i ndodhtë asnjërit! Nëna pas vdekjes së motrës nuk doli më nga shtëpia. Kështu e kanë gratë labe, rrinë në shtëpi, vishen me të zeza dhe presin të dielën për të shkuar në varreza. Të të vdesë evlati është shumë e rëndë. Tani vajzat e ndiejnë mungesën e mamasë, se janë bërë vetë nëna.
Jemi në një moment që në Shqipëri ndodh gjithçka. Të vrasësh një femër, ke vrarë një shoqëri të tërë. Goditja e grave, mosdërgimi i lekëve apo çdo funksion tjetër që i lidh ka ndikuar edhe të bëj librin për dhunën në familje. Femrat janë të shtypura, janë të gëzuara në fillim, por shkojnë në shtëpinë e burrit dhe ndihen sikur asgjë nuk është e tyre.
Vajza e Elsës është një nga topmodelet më të njohura në Itali, është 16 vjeç, shumë e bukur. Elsa (Lila) është shumë e zonja, por në Itali është e vështirë të gjejë veten, po përpiqet, është punëtore, ka ngritur një orkestër të veten dhe po punon. Kur u zrrestua kam ikur me rrobat e punës, kam udhëtuar gjithë natën.
Unë kam qenë në seancë si avokat i saj, kam bërë shumë memo për të thënë se është e pafajshme. Brenda dy muajsh gjyqtarja më lajmëroi se do të shkojmë te shtëpia. Çështja e saj është pushuar dhe do të marrë dëmshpërblim për atë që shteti italian ka bërë, për dëmin që i është shkaktuar. Nuk e takonim dot. I vetmi që mund të takonte Elsën ishte një prift, fusnim atë që të kuptonim çfarë i duhej Elsës”, u shpreh Vishaj.







