Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, njoftoi se Bordi i Transparencës për çmimet e hidrokarbureve nuk do të jetë më në funksion. Sipas saj, vendimi vjen pas stabilizimit të tregut dhe rënies së çmimeve të naftës në bursë.
Ajo tha se zhvillimet ndërkombëtare dhe ulja e çmimit të naftës kanë ndikuar në normalizimin e tregut, duke bërë të panevojshëm vijimin e këtij mekanizmi.
Bordi kishte vendosur së fundmi çmimet e karburanteve në 176 lekë për litër naftë dhe 166 lekë për litër benzinë.







