HomeKronikeVrasja e Eglant Koçit/ Armand Shakaj ndryshon pamjen, zbardhen lëvizjet në Tiranë

Vrasja e Eglant Koçit/ Armand Shakaj ndryshon pamjen, zbardhen lëvizjet në Tiranë

Advertismentspot_img

Armand Shakaj, 41-vjeçari i dyshuar për vrasjen e mikut të tij Eglant Koçi dhe fshehjen e trupit, vijon të mbetet në arrati. Burime nga policia bëjnë me dije se i dyshuari nuk ka dalë jashtë territorit të Shqipërisë dhe po lëviz në disa zona të vendit, kryesisht në Tiranë dhe Elbasan.

Detaje të reja rreth lëvizjeve të të kërkuarit janë bërë publike nga gazetari Igli Çelmeta në televizionin A2 CNN. Sipas tij, autoritetet kanë siguruar të dhëna se Shakaj ka ndryshuar tërësisht pamjen e tij të jashtme për t’i shpëtuar prangave të policisë.

“Dyshohet se ka prerë tërësisht flokët, mjekrën, ka ndryshuar ‘look’ dhe veshje tërësisht, për të mos u njohur. Policia ka dyshime që ai ndihmohet nga miq, shokë, të afërm të tij,” u shpreh Çelmeta.

Sipas informacioneve të siguruara nga policia, deri në ditën e gjetjes së trupit të viktimës, kishte të dhëna se 41-vjeçari fshihej në Tiranë, Elbasan dhe në zonat rurale të kryeqytetit.

Së fundmi, uniformat blu kanë marrë sinjalizime se Shakaj është parë duke lëvizur i maskuar në zonën e njohur si “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë. Ky informacion është verifikuar dhe konfirmuar më pas edhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë në atë zonë.

Hetuesit dyshojnë se Armand Shakaj po arrin të fshihet falë mbështetjes financiare dhe lidhjeve të krijuara nga aktivitetet e tij të mëparshme të paligjshme. Ai dyshohet se ushtronte aktivitet kriminel në fushën e call center-ave.

Gjithashtu, bëhet me dije se 41-vjeçari zotëronte karta SIM me numra të huaj, të cilat po i përdor aktualisht për të komunikuar, duke vështirësuar lokalizimin dhe gjurmimin e tij nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit. Ndërkohë, operacioni për kapjen e tij në zonat ku dyshohet se fshihet vijon intensivisht.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular