Seria e fundit e ndeshjeve tashmë ka përfunduar dhe çerekfinalet janë shumë afër.
Të enjten, Franca përballet me Marokun, ndërsa të premten Spanja takohet me Belgjikën. Në anën tjetër të tabelës, Norvegjia përballet me Anglinë dhe Argjentina luan kundër Zvicrës, pasi këto dy skuadra u bënë të fundit që u kualifikuan në tetëshe më të mirat të martën.
Përpara se të fillonte turneu, superkompjuteri Opta kishte parashikuar se Spanja do të ngrinte trofeun në Amerikën e Veriut, me Francën të pozicionuar si favoritin e dytë.
Vendi i tretë i takonte Anglisë, me një shans prej 11.2% për të fituar Kupën e tyre të parë të Botës që nga viti 1966.
Argjentina ishte e renditur në vendin e katërt në përgjithësi, dhe fitoret e ngushta ndaj Kepit të Gjelbër (Cabo Verde) dhe më pas Egjiptit mund të sugjerojnë se ata nuk janë ajo fuqi që ishin në Katar në vitin 2022.
Me shumë ndeshje tashmë të luajtura dhe me përballjet me rrezikun më të lartë që priten në ditët në vijim, superkompjuteri i Opta-s është vënë sërish në marshin më të lartë dhe kemi një grup të ri parashikimesh të bazuara në të gjitha të dhënat e grumbulluara deri më tani.
Le të kalojmë konkretisht te shifrat.
Favoritët, siç pritej, janë francezët. Franca shihet se ka një shans prej 73.9% për të arritur në gjysmëfinale. Sa i përket gjasave për të shkuar në finale, ato qëndrojnë në 44.3%, ndërsa për ta fituar plotësisht turneun, atyre u jepet përparësi me 27.3%, përqindja më e lartë nga skuadrat e mbetura në lojë.
Kalojmë te Spanja. Ata vlerësohen me 69.7% për të arritur në gjysmëfinale, 36.4% për të shkuar në finale, por me 21.3% për të fituar të gjithë turneun.
Çuditërisht, Argjentina tani është ngjitur në vendin e tretë në listën e favoritëve.
Ata janë me 69.1% për të arritur në katërshen e fundit, por me 36.4% për të shkuar në finale. Ata kanë një shans prej 17.3% për të fituar të gjithë kompeticionin. Kjo do të thotë se superkompjuteri ka llogaritur dhe parashikuar se si Spanja, ashtu edhe Argjentina kanë saktësisht të njëjtat shanse për të arritur në ndeshjen e madhe finale.
Më pas vjen Anglia. Ata kanë një mundësi të mirë prej 62.4% për të arritur në gjysmëfinale. Kanë një shans prej 35% për të shkuar në finale dhe një vlerësim prej 16.5% për ta “dërguar futbollin në shtëpi”.
Katër skuadrave të mbetura – Norvegjisë (6.6% shans për të fituar), Zvicrës (3.8%), Marokut (3.7%) dhe Belgjikës (3.6%) – u jepen pak gjasa për të pasur sukses.







